Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Shuplakat”, ndërsa është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg. Po ashtu, fajtor u shpall dhe ish-ministri Mile Janakieski, i cili u dënua më një vit burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.
Për veprën e njëjtë u dënuan dhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski dhe Daniell Trifunovski, me 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin këtë vepër penale.
Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë u dënuan Trajçe Petkovski dhe Igor Boshkovski. Kujtojmë se vendimi për Gruevskin është dhënë në mungesë të tij, pasi ai ndodhet në arrati në Budapest.