MENU
klinika

“Shuplakat”

Gruevski dënohet me 1 vit e 6 muaj burg

29.09.2020 - 12:07

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Shuplakat”, ndërsa është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg. Po ashtu, fajtor u shpall dhe ish-ministri Mile Janakieski, i cili u dënua më një vit burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.

Për veprën e njëjtë u dënuan dhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski dhe Daniell Trifunovski, me 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin këtë vepër penale.

Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë u dënuan Trajçe Petkovski dhe Igor Boshkovski. Kujtojmë se vendimi për Gruevskin është dhënë në mungesë të tij, pasi ai ndodhet në arrati në Budapest.

Administrata do të punojë nga shtëpia, transporti publik...

Maqedonia e Veriut masa të reja anti-Covid

Nga mbyllja e lokaleve tek oraret e punës

COVID-19/ Maqedonia e Veriut vendos rregulla të reja