MENU
klinika

Vettel: Ferrari, gjithçka nuk ecën

Hamilton: Duan të më ndalin me çdo kusht

28.09.2020 - 15:10

Valtteri Bottas triumfoi në Çmimin e Madh të Rusisë në Sochi duke i shtyrë kapjen e rekordit të Leëis Hamilton, që ka vetëm një fitore më pak se legjenda Michael Schumacher. Hamilton u penalizime nga dy dënime me nga 5 sekonda dhe për pasojë zuri vendin e tretë.

Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen. Holandezi arrin të ndajë edhe një herë dy makinat Mercedes, që këtë sezon janë në një “planet” tjetër. Hamilton ishte i ashpër në fjalët e tij pas përfundimit të garës, teksa pohoi se duan ta ndalin me çdo kusht.

“Po përpiqen të më ndalin, por nuk ka asnjë problem për mua. Jam i sigurt që kurrë më parë nuk janë dhënë penalizime të tilla më parë, 2 herë nga 5 sekonda. Qesharake. Nuk kam vënë askënd në rrezik” – u shpreh Hamilton.

Vazhdon zhgënjimi i Ferrarit në këtë kampionat botëror. Vetel përfundoi në vendin e 13-të dhe shtoi garën e pestë në këtë sezon, që nuk ka marrë pikë në 10 gara të zhvilluara. Edhe njëherë tjetër piloti gjerman lëshoi kritika për Ferrarin.

“Nuk mund të bëja asgjë më shumë. Nuk është vetëm një problem ai që duhet zgjidhur, e gjithë makina është problem. Është një makinë që çalon në shumë aspekte. Jap maksimumin në pistë, por makina nuk është ajo që unë dua” – tha Vettel.

Shoku i tij i skuadrës, Charles Leklerc përfundoi në vendin e gjashtë, duke treguar edhe njëherë aftësitë e tij të mëdha në një makinë të ndërtuar keq që nga themelet. Gara e radhës do të jetë në Imola të Italisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN