MENU
klinika

Formula 1

Hamilton nuk arrin Schumacher, i afrohet Bottas

27.09.2020 - 14:08

Hapet kampionati i Formula 1 sa u përket pilotëve, teksa Valtteri Bottas zuri vendin e parë në Sochi të Rusisë, duke ngushtuar në 40 pikë me Leëis Hamilton, që u rendit në vendin e tretë.

Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, duke hyrë mes makinave Mercedes. Më mirë Ferrari në këtë garë, teksa Leclerc zuri vendin e gjashtë, ndërsa Vettel në vendin e 13-të.

Hamilton nuk arrin të barazojë numrin e fitoreve të Michael Schumacher, me 91 të tilla. Bottas e fiton për herë të dytë këtë garë. Javën e ardhshme garohet në Imola të Italisë.