MENU
klinika

Surpriza në provat e lira të Sochit

Hamilton, vetëm një fitore larg Schumacher

25.09.2020 - 12:15

Të dielën, në pistën e Sochit në Rusi, do të zhvillohet gara e 10-të sezonale në Formula 1. Një garë në pamje të parë e ngjashme me të tjerat, por për Lewis Hamilton ka një rëndësi të veçantë. Piloti britanik, në rast se del i pari, arrin kuotën e 91 fitoreve në Formula 1, duke barazuar rekordin e legjendës Michael Schumacher.

“Nuk jam përqendruar te numrat edhe pse këtë punë e bëjmë me dashuri dhe nën presion. Kam ardhur në Rusi për të fituar, për të mposhtur Bottas dhe makinat Red Bull, që në këtë pistë janë shumë të shpejta. 90, 91 apo 100 fitore nuk ka shumë rëndësi për momentin. Sot për sot bota është e mbushur me probleme të tjera më të mëdha. Të barazoj Schumacher do të ishte një nder për mua” – u shpreh Hamilton.

Michael Schumacher lewis hamilton

Sot u zhvilluan provat e lira. Valtteri Bottas me Mercedes ishte më i shpejti në sesionin e parë, duke dhënë kohën 1’34”923. Krejt e kundërta situate me shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton, që bëri shumë pak xhiro dhe u rendit i parafundit.

Surprizë vendi i dytë i australianit Daniel Ricciardo me Renault, që la pas Max Verstappen me Red Bull. Në “top-5” edhe dy makinat Racing Point, me Sergio Perez dhe Lance Stroll. Dobët u paraqitën makinat Ferrari, që u klasifikuan në vendin e nëntë me Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc në vendin e 11-të.