MENU
klinika

"Do ndëshkoheni fort nga qytetarët nëse…"

“Hapni listat ose largohuni”- Presidenti Meta reagon pas propozimit të PS

20.09.2020 - 09:42

Presidentit i Republikës, Ilir Meta reagon pas propozimit të Partisë Socialiste për listave të deputetëve, duke kërkuar që qytetarët të kenë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre me votë.

“Hapni listat ose largohuni!”, shkruan Presidenti, duke shtuar se çdo prishje e njëanshme e marrëveshjes së 5 qershor do të ndëshkohet me votë.

Reagimi i plotë:

Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.

Mos kini frikë nga hapja e listave!

HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN