MENU
klinika

Për 150 milionë dollarë në Netflix

Harry e Meghan si Kardashian

29.09.2020 - 12:03

Një kontratë 150 milionë dollarëshe në Netflix për të dokumentuar aktivitet e tyre filantropike dhe të bamirësisë. Është ky plani i dyshes Harry dhe Meghan Markle.

Çifti që u largua nga oborri mbretëror britanik, duke shtruar si një prej arsyeve kryesore, ruajtjen e privatësisë , kanë pranuar të xhirojnë një “reality show” për jetën e tyre. Dukët e Sussex, të cilët janë shpërngulur në Kaliforni, do të ndiqen nga telekamerat për 3 muaj me radhë, ndërsa programi është në plan të transmetohet vitin e ardhshëm.

Edhe pse thuhet se show do të jetë edukativ dhe me shije të hollë, publiku mendon se fenomeni Kardashian ka infektuar tashmë dhe çiftin mbretëror. Dyshimet janë se pas këtij çeku të majmë që do paguhet, Netflix të mos mjaftohet vetëm me jetën prej bamirësish të çiftit.

Publiku është i bindur se pas këtij plani qëndron Meghan, duke aluduar edhe për aspirata politike nga bashkëshortja e princit Harry.