MENU
klinika

Vizita e Grenell

Hoti mbledh kabinetin qeveritar të Kosovës

21.09.2020 - 08:25

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbledhur që në mëngjes kabinetin qeveritar disa orë para vizitës së delegacionit amerikan të përbërë nga kryesuesit dhe emisari Richard Grenell.

Nuk dihet se për çfarë është mbledhur qeveria e Kosovës sot, por SHBA tashmë ka filluar pas 4 qershorit përpjekjet për të vënë në jetë marrëveshjen ekonomiko-politike të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Kur nuk kanë kaluar as 3 javë nga ajo marrëveshje, ka pasur akuza nga Kosova se Serbia po e shkel atë duke vijuar me fushatën e mosnjohjes dhe duke kërcënuar se mund të mos hapë ambasadë serbe në Jeruzalem.

Por Grenell ditën e djeshme bëri të qartë se zbatimi i marrëveshjes është një nga prioritetet kryesore të administratës së Trump.