MENU
klinika

Prej 3 javësh në spital

Humb betejën me virusin mësuesi pogradecar

12.09.2020 - 13:15

Është shënuar një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend. Mësohet se viktima e radhës është një 44-vjeçar nga Pogradeci.

Mësohet se ai ishte me profesion mësues në fshatin Hudenisht të Pogradecit, ndërsa ishte infektuar me virusin e rëndë në Ohër, teksa ishte me pushime.

44-vjeçari kishte rezultuar pozitiv tri javë më parë dhe ishte shtruar në Spitalin Infektiv, ndonëse nuk kishte sëmundje të tjera, ndërsa sot mësohet se e ka humbur betejën me Covid-19.