MENU
klinika

Mendimi i Edy Rejas

“Hysaj luan më mirë në krahun e majtë”

28.09.2020 - 17:55

Në një lidhje me programin italian “Marte Sport Live”, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja u shpreh se Hysaj paraqitet më mirë në krahun e majtë të fushës sesa në pozicionin natyral ku aktivizohet kryesisht në krahun e djathtë.

“Hysaj nuk kishte harmoni me Ancelottin, ndërsa me Gattuson po luan krejtësisht ndryshe. Sa herë që lunate, vendosej në provë, por këtë vit ai ndihet më i sigurtë dhe po jep një kontribut të shkëlqyer.

Gjithmonë luan mirë, e përgëzoj më shumë se një herë. Më lë përshtypjen se Hysaj luan më mirë në krahun e majtë, sepse kur kthehet pas, kalon në krahun e djathtë. Po bën mirë, shpresoj të vazhdojë të luajë kështu”, – u shpreh Reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Armand Duka për “Gazzetta dello Sport”

“Panucci më zhgënjeu, me Rejan synojmë Euro 2024”