MENU
klinika

I dënuar në Itali për trafik droge

Rrogozhinë/ Gjendet i vrarë në makinë një 33-vjeçar

15.09.2020 - 07:11

Një 33-vjeçar është gjetur i vrarë me armë në makinën e tij. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin me Klevis Kapllani.

Trupi i pa jetë është gjetur nga uniformat blu rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të marte në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Këto janë informacionet e para që raportohen lidhur me këtë ngjarje të rëndë teksa priten të mësohen më shumë në orët në vijim mbi  motive apo autorët.

“Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit,  shtetasi K.K., 33 vjeç.  Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Mësohet se 33-vjeçari i cili u gjet mëngjesin e sotëm i vrarë në makinë është Klevis Kapllani. Kapllani ka qenë i dënuar më herët në Itali për trafik droge. Ai kishte dy vjet që ishte kthyer në Shqipëri.