04.09.2020 - 08:28
Një 75 vjeçar në Durrës është hedhur nga kati i 7-të i pallatit dhe ka gjetur vdekjen në vend.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën tetë të mëngjesit të sotëm, bën me dije policia.
“Më datë 04.09.2020, rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banon, shtetasi V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.