MENU
klinika

Milan pa yllin e vet në 3 ndeshje

Ibrahimovic pozitiv, mungon sot në Europa League

24.09.2020 - 15:03

Milan zhvilloi dje testet para ndeshjes së sotme europiane në turin e tretë të Ligës së Europës ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt dhe Duarte doli pozitiv. Kjo bëri që sot të kryhen sërish testime, nga të cilat ka rezultuar se Covid-19 ka prekur Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi duhet të përballet me virusin e rrezikshëm, ndërsa menjëherë janë marrë masat që sulmuesi të futet në izolim për të shmangur një përhapje të mëtejshme në organikën e skuadrës.

Në këtë formë, trajneri Stefano Pioli do ta ketë të pamundur ta ketë 38-vjeçarin të gatshëm, ndërsa prania e tij rrezikohet edhe për dy ndeshjet e kampionatit, atë ndaj Crotones dhe Spezias.

Ndërkohë, mediat bëjnë të ditur se pavarësisht dy rasteve pozitivë te Milani, ndeshja e sotme ndaj Bodo Glimt në stadiumin San Siro nuk është në rrezik për të mos u zhvilluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN