MENU
klinika

“Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të vjedhur…”

Ilir Meta kërcënon: Le të vijnë të më shkarkojnë dhe të shohim kush…

18.09.2020 - 10:49

Presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe propozimin e mazhorancës për një ligj për kompetencat e presidentit. Kreu i shtetit thotë se nuk ka frikë nga shkarkimi.

Ilir Meta: Ky është presidenti i popullit të 2 marsit, nuk është as i LSI dhe as i opozitës. Populli i 2 marsit është shtuar dhe prap duan të shpërndahet. Unë them të zgjidhim në 25 prill në mënyrë demokratike. Duan të më shkarkojnë le të më shkarkojnë, le të vijnë këtu dhe të shikojmë kush do ta shkarkojë njëri tjetrin. Kush i pengoi këta të më shkarkojnë mua. Presidenti ka respektuar dhe do të respektojë kushtetutën, jo grushtin e shtetit. Nuk trembet më njeri në këtë vend.
Pyetje: Pra ligjin e shihni si tentativë shkarkimi?

Ilir Meta: Kë të shkarkojnë ata? Le të vijnë të më shkarkojnë, të shohim kush e shkarkon më parë njëri-tjetrin.

Kreu i shtetit, theksoi se askush nuk mund ta intimitoje ate te permbushe misionin e tij qe ne themel ka respektimin e Kushtetutes.

Teksa apeloi per reflektim nga ana e shumices, duke vene theksin te respektimi pike per pike i marreveshjes se 5 qershorit, Meta, ka deklaruar se “Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet të përmbushë misionin e tij historik”.

Duke hequr nje paralele me situaten ne Bjellorusi, Meta, theksoi se edhe sikur burrat e ketij vendi te shuheshin, “grata shqiptare do tu bëjnë atë që t’u duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut”.

Se cfarë bën maxhoranca kjo është një zgjedhje e saj, presidenti di vetëm të respektojë Kushteutën dhe i përshtatet dhe do ti përshtatet cdo situatë në mbrojtje të saj. Thelbi dhe themeli i  kushtetutës është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet të përmbushë misionin e tij historik, që të jetë presidenti i 25 prillit, nëse kuvendit nuk i mjaftojnë rekordet negative që ka në këto 30 vjet si parlamenti më me problem, padyshim do të ngelet si parlamenti i 1 prillit, nëse nuk reflekton në ditët që vijnë, dhe reflektimi eshte respektimi pikë për pikë i paktit të 5 qershorit, per te cilen pershendes opozitën që ka mbështeur hapjen 100% të listave. Të jeni të sigurt që edhe sikur të mos e kishit Presidentin, të kishin mbaruar gjithë burrat në vend, meqë jeni shumica zonja, jam i sigurt që gratë do ua kalonin grave të Bjellorusisë, se kur ngrihen edhe ato që se kanë provuar kurrë demokracinë, gratë e Shqipërisë do tu bëjnë atë që t’u duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut, mos u shqetësoni, Presidenti është këtu, në krye të detyrës, nuk fle gjumë“- tha Meta.