MENU
klinika

Përgjigje edhe kritikave për aeroportin

Ja kur nis ndërtimi i tunelit të Llogarasë, Rama jep detaje

25.09.2020 - 17:39

Ndertimi i tunelit te Llogarase do nise ne muajt e pare te vitit te ardhshem.

Megjithese nuk preferoi te jape date, apo muaj, sepse gjithcka mund te ndryshoje nga ndonje e papritur, lajmin e dha kryeministri Rama nga Vlora ku foli dhe per projektin e transformimit te parkut te shtepise se Pavaresise.

Ky projekt do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me buzën e detit dhe Lungomaren.

“Më në fund do të dalë në dritë shtëpia më e rëndësishme e Shqipërisë, e fshehur pas gardheve e kioskave prej dekadash të tëra; do mbillen shumë pemë e gjelbërim dekorativ, në një tjetër hapësirë fantastike për banorët, vizitorët, turistët”, tha Rama, teksa theksoi se shume shpejt do nise puna edhe per Portin e Madh te Jahteve.

“Per tunelin është bërë gara e projektit, s’po vë data e muaj se për gjithcka mund të ndryshojë por në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, ne do fillojmë ndertimin e tunelit të Llogarasë, ama pjesa nga Uji i Ftohtë në Orikum përmes Radhimës do rindërtohet e do bëhet një zonë që ata që kanë bizneset e shtëpitë të kenë forcë tërheqëse më te madhe.

Duam që në Vlorë të kemi me miliona turistë në dhjetë vitet e ardhshme.

E s’mund t’i mbajë as Lungomare as Sheshi i Flamurit, por gjithë zona që do ketë zemër Vlorën, por shumë pika të tjera, ku është edhe Orikumi, e po ashtu deri në Sazan”, tha Rama.

“Porti i jahteve, e kemi diskutuar, për një port turistik, që sjell shumë punësim, ekonomi, e të sistemojmë portin e peshkatarëve, e të kemi dhe një terminal për tragetet në rast se porti turistik do të marrë jetë”, theksoi shefi i Qeverise.

Kryeministri Edi Rama dha sot po ashtu lajmin për rihapjen e procesit per ndertimin e aeroportit te Vlores, ku ne javen e pare te tetorit do jepen ofertat nderkombetare e me pas do lidhet kontrata. 

“Në javën e parë të tetorit procesi do rihapet dhe janë vetëm pak ditë ende që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur pastaj kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës“, tha kryeministri Rama.

Rama iu pergjigj kritikeve qe thone se ku ka mbetur puna per kete premtim.

Padiskutim që ndërkohë që unë flas ka njerëz që bëjnë komentet e tyre e thonë s’është bërë akoma aeroporti, apo ku e ke aeroportin, të gjitha nivelet e ironisë së vlonjatëve apo shqiptarëve në përgjithësi.

Janë fjalë që mund ti dëgjosh, por s’kanë lidhje me realitetin, jo se realiteti sot në Vlorë apo Shqiperi është rozë për të gjithë, as se transformimi ynë ka arritur ta bëjë Shqipërinë të dytën pas Gjermanisë, as e kemi thënë e as e kemi cuar në mend por, ne ballafaqohemi dhe me problemin e madh të dezinformimit të sajesave.

Fjala e popullit “kur gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat, rezulton të jetë e vërtetë. Prirja për të besuar sajesat është shumë e madhe sa prirja për të verifikuar faktet.

Procesi për fillimin e punës u ndërpre nga karantina e përgjithshme dhe të gjitha kompanitë e interesuara bënë kërkesa për gjithë llojet e projekteve që të shtyhen.

Ne procesin e ngrimë aty ku ishte, në javën e parë të tetorit procesi do rihapet dhe janë vetëm pak ditë ende që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur pastaj kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Doja që kjo të kishte ndodhur më parë, por eksperienca më ka mësuar e ka mësuar këdo që merret me projekte e punë të kësaj natyre, që ka të papritura, vonesa nevoja që shfaqen rrugës e janë të paparashikuara. Patjetër që ka një rrugë të gjatë për të bërë deri kur lidhet një kontratë”, tha Rama.