MENU
klinika

Rama takohet me Erdoganin

“Ja për çfarë diskutuam me Presidentin e Turqisë dhe mikun e çmuar”

14.09.2020 - 14:17

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka ndarë disa nga detajet e këtij takimi.

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë.

Sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor?????”, nënvizon Rama.