MENU
klinika

Për 100 mln dollar

“James Bond” nxjerr në shitje “parajsën” e tij

29.09.2020 - 10:13

Aktori i njohur Pierce Brosnan, i njohur për rolin e tij të James Bond, ka nxjerrë në shitje “pallatin” e tij në Malibu, për 100 milionë dollarë.

“Agjenti 007” e bleu tokën në vitin për vetëm 7 milionë dollarë në vitin 2000 dhe në 2010 ndërtoi këtë “parajsë”, të cilën tani kërkon ta shesë me një çmim stratosferik.

Prona me dy shtëpi, që përfshin 9 dhoma gjumi dhe 14 banjo, ndodhet buzë detit dhe ka aq shumë panele diellore, sa që pronari i ri do të jetë në gjendje të ngrohë shtëpinë, pishinën e jashtme dhe atë të mysafirëve, dhe përsëri të shesë energji elektrike për rrjetin local të energjisë.

Megjithatë, me një shumë të tillë, do të jetë pak e vështirë që aktori i njohur të gjejë blerës.