MENU
klinika

Legjenda e basketbollit

Jordan krijon një skuadër të re, por jo në NBA

22.09.2020 - 12:07

Legjenda botërore e basketbollit, Michael Jordan, është pronari i vetëm me ngjyrë i një skuadre të NBA-së, teksa bleu Charlotte Hornets. Gjithsesi, së shpejti ai do të bëhet një nga pronarët e paktë me ngjyrë edhe në garat Nascar.

Ikona e NBA-së, 6 herë kampion, ka deklaruar që do të hedhë në treg një skuadër të re në kampionatin Nascar, emri i së cilës ende nuk është bërë me dije. Për momentin, skuadra e re që do të krijohet nga Jordan do të ketë vetëm një makinë.

Makina do t’i besohet Bubba Wallace, pilotit të vetëm me ngjyrë që garon në kampionatin Nascar. Wallace, kohët e fundit është kërcënuar disa herë me jetë, duke qenë në betejën ndaj racizmit në sport. Makina e re e Jordan pritet të debutojë vitin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e NBA i veshi më 1985-n

Atletet e Jordan shiten për një shumë rekord