MENU
klinika

Vakancat në KQZ/ Nga Zguri tek Pelniku

Kandidatët zbulojnë arsyet pse po aplikojnë

30.09.2020 - 17:11

Ditën e sotme kandidatët në garë për vendin vakant rregullator të KQZ-së së re, në përballjen me komisionin, zbuluan arsyet pse po kandidojnë për këtë pozicion.

I pyetur nga ministri Gjiknuri pse po kandidon sërish, ish-kreu i kqz, Klement Zguri deklaroi se kjo është gjëja që di të bëjë më mirë.

“Është gjëja që di të bëj më mirë, por i shërbej edhe të përgjithshmes së vendit. 23 vite i kam në KQZ, një eksperiencë që vlen për t’u konsideruar. Ka 10 ditë që kam dhënë dorëheqjen.”, u shpreh Zguri.

Kandidat është edhe një tjetër ish-kre i këtij institucioni. Kristaq Kume u shpreh se ai dëshiron t’i shërbejë këtij institucioni.

“Herën e parë nuk e dija se ku do shkoja dhe ca do bëja, por tani e di se ku shkoj dhe cafrë duhet të bëj. Pas 23 viteve që merrem me këtë gjë, do të jetë akti i fundit imi për të kontribuar në atë që mendoj se ka më shumë nevojë nga ne, dhe ata që kanë eksperienca të formuara në këtë fushë”- tha Kume.

Juristi Koli Bele kandidon për komisioner dhe Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

Në prezantimin e tij, tha se ka më shumë se 22 vjet si jurist, duke punuar “në Kontrollin e Larte te Shtetit, Prokurori te Përgjithshme, si prokuror e më pas si avokat e pedagog, kam pas kontakte dhe me procese zgjedhore ne cilësinë e mbrojtësit zgjedhor, sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Energjisë e më pas të Arsimit, tani jam pedagog e konsulent”.

“Eksperienca e ndryshme me vlerë në institucione publike e private më ka bërë të krijoj bindjen se kjo eksperiencë do ishte e vlefshme në këtë institucion që ka vijueshmëri të proceseve zgjedhore e ka dhe sfida të reja.

Kam aplikuar se nëse do vlerësohesha nga ky komision e nga parlamenti do isha vlerë në këto institucione”, tha Bele.

Gjithashtu, edhe drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit në PD, Lealba Pelniku është një ndër kandidatet për katër pozicionet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, komisioner, nënkomisioner, rregullator dhe KAS.

Në dëgjesën e kandidatëve, Pelniku ka treguar eksperiencën e saj që nga diplomimi dhe deri në ditët e sotme kur vijon punën si pedagoge dhe asistent lektore në Universitetin Juridik të Tiranës.

“Aktualisht jam në prag të studimeve doktorale. Kam punuar si juriste dhe më pas avokate në sektorin privat. Nga 2006 deri sot kam qenë e angazhuar si pedagoge në Univeristetin Juridik të Tiranës. Në raport me kandidimin tim do doja të veçoja përvojën në administratën publike si anëtare e zv kryetarit dhe kryetarit të Prokurimit Publik. Përvoja që më ka ofruar ky institucion ka qenë e vyer. Kam bërë përpjekje maksimale për të rritur si nivelin e transparencës dhe besueshmërisë së këtij institucioni.

Në eksperiencën si drejtuese kam marrë dhe kam dhënë, por më tepër vlen të përmendet ka përpjekja për të krijuar mekanizma të institucionit që të garantonin efikasitetin dhe zbatueshmërinë e ligjit.

Aktualisht jam pedagoge dhe asistent lektore në Universitetin e Drejtësisë në Tiranë”, tha Pelniku.