MENU
klinika

Arsyeja? Mbetet mister

Kanye West rrethon shtëpinë e tij me një mur të bardhë

15.09.2020 - 15:07

Kanye West ka ndërtuar një mur të bardhë rreth shtëpisë së tij në Los Angeles, në të cilën jeton me Kim Kardashian dhe 4 fëmijët e tyre. Reperi e ka marrë vetë vendimin për të ngritur mure të larta në shtëpinë e tij, ku ka ndërtuar edhe kishën.

Muret rrethojnë dy ndërtesa të ndryshme, me hyrje në një prej tyre përmes një tuneli rrethor. Nuk dihet ende arsyeja përse ai ka bërë këtë gjë, por të gjithë kanë mbetur të habitur nga ky veprim i papritur i West.

Kanye dhe Kim nuk kanë ndarë kurrë foto të shtëpisë së tyre, në të cilën kanë rritur North, Saint, Chicago dhe Psalm. Mgejithatë, në 2019-tën ata lejuan “Vogue” dhe “Architectural Digest” që të hynin brenda dhe i shokuan të gjithë fansat me arredimin e tyre minimalist në ngjyrë të bardhë..

Kim e përshkroi të gjithë ambientin në të cilin ajo jeton si një “manastir minimalist”. Dyshja e famshme kanë pasur shqetësime të shumta në lidhje me martesën e tyre muajt e fundit, për shkak të problemeve të Kanye West me shëndetin mendor.

Përmes disa postimeve në rrjete sociale, reperi tregoi se ai ka tentuar prej vitesh të ndahet nga Kim dhe nënën e saj e ka cilësuar si supermaciste të bardhë. Gjithashtu ai ka zbuluar se bashkë me

Kim kishin menduar ta abortonin vajzën e tyre, North. Pas deklaratve të tij, reagoi Kim Kardashian, e cila u shpreh se kërkon mirëkuptimin e publikut dhe tregoi sa të vështirë e ka pasur t’ja dalë me bipolaritetin e Kanye.