MENU
klinika

Ç'ndodh me qytetarët që nuk kanë bërë tamponin?

Pasi plotësohet kuota, pala greke ndërpret punën

11.09.2020 - 13:29

Tashmë është bërë e zakonshme, që në pikat kufitare më Greqinë, pasi plotësohet kuota prej 300 personash, pala greke ndërpret punën dhe nuk lejon hyrjen e qytetarëve.

Sot paradite, në pikën kufitare të Kapshticës u plotësua kuota, ndërsa raportohet se disa persona të cilët nuk kishin bërë tamponin dhe nuk kishin plotësuar formularin nuk u lejuan të kalojnë kufirin.

Ndërkohë policia kufitare i bën thirrje qytetarëve që duan të shkojnë në Greqi, që sot mos kalojnë nga Kapshtica.

Kjo është masa parandaluese që pala greke ka ndërmarrë për mos përhapjen e Covid-19.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fluks në Kapshticë/ Kuota drejt plotësimit

Qindra emigrantë në pritje për të kaluar drejt Greqisë