MENU
klinika

Transferimi i mesfushorit kuqezi

Keidi Bare në Barcelonë, mungon vetëm firma

21.09.2020 - 16:21

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, u ka dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës te Malaga, për të udhëtuar menjëherë drejt Barcelonës, ku do të nënshkruajë me ekipin e Espanyol.

Klubi i cili në fund të sezonit të kaluar ra nga La Liga, kërkon që të kthehet përsëri në elitë. Kështu, nisën negociatat me Malagan që nuk e federoi futbollistin me ekipin e parë në këtë edicion. Gjithçka u përshpejtua nga zërat se Bare ishte në kontakt edhe me klube italiane e greke, duke shtyrë Espanyol që sot të gjente akordin.

Sipas medieve spanjolle, akordi për transferimin e tij parashikon pagesën e 2 milionë eurove, ndërsa një milion euro tjetër do të paguhet në formë bonusesh në varësi të paraqitjeve e arritjeve të skuadrës.

Në orët në vijim pritet prezantimi i Bares, i cili parashikohet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë 4 apo 5-vjeçare në klubin e ri. Nga Malaga, tek Espanyol, specialistët e shohin një hap më shumë në karrierë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesfushori shqiptar drejt La Liga-s

Ronaldo kërkon Keidi Baren te Valladolid