MENU
klinika

Për të cilat mjekët rrallë na flasin!

Këto janë efektet anësore të antibiotikëve!

24.09.2020 - 07:38

Përgjithësisht, efektet anësore më të zakonshme të antibiotikëve janë përzierja dhe diarrea. Por s’janë të vetmet ama! Në persona të caktuar, antibiotikët mund të shkaktojnë probleme serioze, nisur nga lloji i tyre apo rezistenca trupore.

  • Infeksione kërpudhore

Antibiotikët ndryshojnë habitatin bakterial të trupave tanë, ndaj detyrimisht prekemi më lehtë nga infeksionet kërpudhore, të cilat shfaqen në gojë, lëkurë apo te thonjtë. Si duhet të veproni? Nëse do të ndiqni një trajtim të gjatë, e mira është të merrni njëkohësisht edhe ilaçe anti- kërpudhore.

  • Zverdhje dhëmbësh

Tetraciklina mund të çojë në zverdhjen e dhëmbëve te fëmijët nën moshën 8- vjeçare. Nëse nëna është shtatzënë dhe pi barna që në përbërje kanë tetraciklinën, fëmija mund të shfaqë probleme me smaltin. Ç’mund të bëni ju për ta ndaluar këtë? Kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se antibiotiku modern doxycycline nuk shkakton ngjyrosje të dhëmbëve dhe nuk shfaq asnjë pasojë. Natyrisht, do ta merrni vetëm në rast se mjeku jua sugjeron.

  • Ethe

Mund të ndodhë që prej trajtimit me antibiotikë të keni ethe dhe temperaturë. Përgjithësisht kjo ndodh nga β-lactam antibiotics, cephalexin, minocycline dhe sulfonamide. Si sugjerohet të veprohet? Supozohet që ethet të kalojnë në pak minuta. Nëse jo, konsultohuni me mjekun tuaj.

  • Alergji

Një nga reagimet më të rrezikshme të trupit ndAj antibiotikëve është reksioni alergjik. Në këtë rast, personi mund të ketë skuqje të lëkurës, qepalla të enjtura, buzët dhe gjuhën po ashtu, dhe në rastin më ekstrem, fryrje të fytit.

Gjithashtu:

Ndjeshmëri ndaj diellit

Probleme me zemrën

Dhimbje koke

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”