Maria Markovska është 45 vjeçarja e cila u gjet e pajetë ditën e djeshme, të premten në mbrëmje, në banesën ku jetonte me të bijën e saj në lagjen 3 të Pogradecit.
Burimet nga policia e Pogradecit bënë me dije sot se e reja dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.
Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Ndërsa vajza e saj vetëm 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike, ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases Maria Markovska, rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.
Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.
Trupi i shtetases Maria Markovska, është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.