MENU
klinika

Çfarë synon propozimi i PS?

Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës për ligjin “Për shtetësinë”

09.09.2020 - 11:38

Me shumicë votash, Komisioni i Sigurisë Parlamentare ka rrëzuar dekretin e Presidentit, Ilir Meta për ligjin për “Shtetësinë”.

Meta më 15 gusht nxori dekretin me argumentet se nuk ka pasur konsultim mes institucioneve shqiptare për trajtimin e kërkesave për dhënien apo lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare.

Gjithashtu Kreu i Shtetit propozoi edhe tryezë diskutimi për përmirësimin e kësaj nisme ligjore, por Komisioni i Sigurisë me shumicë votash ka rrëzuar dekretin në mbledhjen e drejtuar prej kryetares Ermonela Felaj.

Në fakt ligji i propozuar nga PS synon që të qartësojë dhe lehtësojë kërkesat dhe rregullat për fitimin, rifitimin dhe humbjen e shtetësisë shqiptare, por Meta konkludoi se kjo nuk është arritur për shkak të parashikimeve tepër problematike të dispozitave.

Në 15 gusht kur Presidenti ktheu ligjin argumentonte se në shume pika ai bie ndesh me Kushtetutën dhe nuk ka marre parasysh sugjerimet e institucioneve.

“Heqja e shtetësisë, sidomos në formëne parashikuar në ligj kur në shkronjën “b” të nenit 15, për shkak të pakujdesisë sëhartuesve të ligjit, kuptohet sikur shtetësia shqiptare i hiqet çdo shtetasi shqiptar, pra edhe atij të lindur në territorin e Republikës së Shqipërisë, për shkak se kryen veprimtari apo është anëtar i organizatave, veprimtaria e së cilave synon cenimin e sigurisë kombëtare dhe të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë,është një parashikim haptazi në kundërshtim me të drejtën dhe lirinë themelore që i njeh njeriut neni 19 i Kushtetutes”- theksohet ne arsyetim.