MENU
klinika

Fitimet për bamirësi

Konfirmohet dueli i madh i boksit

28.09.2020 - 15:45

Konfirmohet një tjetër duel i madh boksi. Pas deklaratës së Conor McGregor se do të zhvillojë një tjetër duel boksi, këtë herë ndaj Manny Pacquiao, ka ardhur konfirmimi nga ana e boksierit filipinas.

Bëhet fjalë për një duel që do të zhvillohet vitin tjetër, ndërkohë që ende nuk ka asnjë datë apo vend se ku do të zhvillohet sfida. Një duel që me shumë gjasa do të jetë për bamirësi, ose të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

“Për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur nga Covid-19, senatori Manny Pacquiao do të duelojë me yllin e UFC-së, Conor McGregor. Pjesa më e madhe e fitimeve të tij do të shkojnë për ata persona që janë prekur nga pandemia”, – thuhet në deklaratën e lëshuar nga stafi i boksierit filipinas.

Ende nuk dihet nëse kjo sdë do të jetë e vlefshme për titullin kampion bote të kategorisë WBA që mban Manny Pacquiao apo do të jetë thjesht një sfidë “show”, për të arkëtuar sa më shumë parà. Kjo do të thotë se dueli do të zhvillohet në një moment kur pandemia të jetë në ritme të ulta.