MENU
klinika

E trishtë!

Koronavirusi i merr jetën babait të reperit shqiptar

26.09.2020 - 09:25

Reperi shqiptar Elinel ditën e djeshme ndau me ndjekësit në rrjete sociale lajmin më të hidhur të jetës, se babai i tij kishte ndërruar jetë.

Ai publikoi në Instagram një foto të të atit shoqëruar me mbishkrimin: “Pusho n’paqe bab”.

Miq e kolegë i shprehën ngushëllimet e sinqerta Elinel për humbjen e të atit, ndërkohë që është mësuar se ndarja e tij nga jeta ka qenë shumë e papritur.

Sipas Prive babai i reperit ishte infektuar me koronavirus dhe pas disa komplikimeve ka ndërruar jetë.

 

View this post on Instagram

 

Pusho n’paqe BAB.

A post shared by ELINEL ᶫᶰᶫ (@rrugaco) on

Në raportin e 24 orëve të fundit në Kosovë është raportuar për një viktimë nga koronavirusi që është mësuar të jetë babai i Elinel.

Personazhe të tjerë të njohur nga Shqipëria janë infektuar vetë me koronavirus, ndërsa gazetari Berat Buzhala pëjetoi të njëjtën gjë si reperi duke humbur të atin për shkak të koronavirusit.