MENU
klinika

Ja sa vdekje janë shënuar deri tani

Kosova përballë pandemisë, 1,641 raste aktive

27.09.2020 - 08:09

1,641 raste aktive me koronavirus regjistrohen në Kosovë. Nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me Covid-19, në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 15,425 persona. Prej tyre 619 kanë vdekur ndërsa 13,165 janë shëruar.

“Numri total i rasteve pozitive është 15,425 raste nga 65,454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,641”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Kujtojmë se këto ditë numri i humbjeve nga COVID-19 është ulur ashtu si dhe numri i të infektuarve.