MENU
klinika

Radhë kilometrike në Morinë edhe në shtator!

Kosovarët s’braktisin bregdetin shqiptar!

12.09.2020 - 07:57

Shqiptarët e Kosovës vijojnë t’i qëndrojnë besnik bregdetit shqiptar dhe nuk e kanë braktisur atë as në muajin shtator.

Radhët e gjata në pikën e kalimit kufitar të Morinit janë shndërruar në normalitet dhe nuk kishin si të mungonin as këtë fundjavë.

Mbi 15 mijë pushues kosovarë kanë hyrë në Shqipëri gjatë mëngjesit të sotëm, teksa po punohet me procedurë të përshpejtuar e me kapacitet të plotë me 6 sportele.

Nga të dhënat e Qëndrës së Menaxhmit Kufitar të Kosovës mësohet se mbi 123 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare Morinë, gjatë 11 ditëshit parë të këtij muaji. Ndërsa në një bilanc të muajit gusht, mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës pushuan në Shqipëri.

Më konkretisht, sipas të dhënave zyrtare nga policia kufitare e Kosovës, gjatë gushtit për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit