MENU
klinika

"Ishte rraskapitëse"

Kryetari i Bashkisë së Vjenës… pastron rrugët!

22.09.2020 - 13:39

        Michael Ludwig, e ka kaluar ditën e djeshme, me punëtorët e pastrimit të rrugëve (MA48) në qytet. Kryetari i Bashkisë së Vjenës, e kishte filluar ditën e hënë, në orën 6:00 të mëngjesit, duke mbledhur mbeturina dhe duke pastruar rrugët e qytetit që e drejton prej 4 vjetësh.

“Mendoj se është emocionuese, ajo çfarë bën kompania MA48. Gjithmonë më ka pëlqyer fakti, se ka njerëz të vullnetshëm dhe që punojnë ditë e natë, që ta bëjnë Vjenën, një nga qytetet më të pastra në botë” – tha ai.

Njerëzit ishin të habitur teksa shihnin kryetarin duke bartur karrocat e mbeturinave nga oborret e shtëpive apo rrugëve të lagjeve, raporton “Krone zeitung”.

“Ngjyra portokalli ju shkon shumë, zoti kryetar” – i tha një grua.

Kreu i Bashkisë Ludwig (SPÖ), i cili kandidon për mandatin e dytë në Vjenë, ditën e punës e përfundoi në orën 14:00.

“Punonjësit e MA 48, janë si heronjtë e rrugës” – u shpreh ai. “Ishte rraskapitëse, duhet të kesh kujdes gjithashtu, që të mos lëndohesh. Por, ishte bukur. Puna në ekip, ishte e shkëlqyeshme”.

Ai falënderon punonjësit, të cilët, punën e tyre e kryejnë me nder: “Turni ynë ishte përreth zonës së Danubit dhe mund të them vetëm se, këtyre njerëzve të zellshëm e punëtorë u heq kapelën! Jam krenar që drejtoj Vjenën, ku mbledhja e mbeturinave dhe pastrimi i qytetit funksionon aq mirë. Falënderoj punonjësit e kompanisë MA48, puna e përditshme e të cilëve, jep një kontribut të madh në mbrojtjen e klimës” – ka shkruar, ai në “Facebook”.

Siç ka informuar Albinfo Austria ditë më parë, zgjedhjet për Bashkinë e Vjenës, do të mbahen me 11 tetor. Michael Ludwig nga partia SPÖ, kandidon përsëri dhe është favorit për të fituar edhe një mandat të ri, në krye të Vjenës.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit