MENU
klinika

Detajet e transferimit

Kumbulla zbret në Romë, vishet verdhekuq

16.09.2020 - 16:56

Marash Kumbulla është lojtari i ri i Romës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare zbarkoi reth orës 17:00 në aeroportin e Fiumicinos dhe më pas u nis menjëherë në “Villa Stuart” për të kryer ekzaminimet mjekësore. Pastaj nënshkrimi i kontratës 5-vjeçare me Romën.

20-vjeçari shqiptar shoqërohej nga babai, vëllai dhe menaxheri i tij. Ky operacion i transferimit vlerësohet rreth 30 milionë euro. Roma ka besim të madh tek ai, në karakteristikat e tij teknike dhe në personalitetin e tij, aq sa ata kanë bërë një investim të rëndësishëm për ta çuar në Trigoria.

5 milionë fillimisht për huazimin, 18 milionë euro të tjera për shlyerjen e detyrueshme në janar dhe 7 për shpërblimet e tjera, 3 prej të cilave janë shumë të thjeshta, duke përfshirë lojtarë nga të rinjtë e Romës. Vetë Kumbulla do të përfitojë 1.5 mln euro në sezon, plus 500 mijë të tjera në formë bonusesh për paraqitje dhe objektiva të realizuar.

Jo keq për një djalosh 20 vjeçar. Ky është edhe transferimi më i shtrenjtë i ndodhur ndonjëherë nga kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare. Që të enjten Marash Kumbulla do të vihet nën urdhrat e trajnerit Fonseca.

Ai është stërvitur normalisht javën e fundit në Verona dhe nuk është çudi që të debutojë që këtë të shtunë me fanellën verdhekuqe, që për ironi të fatit do të jetë pikërisht ndaj Veronës në transfertë, ish-skuadrës së tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN