MENU
klinika

Do të organizohet në 3 rajone

Kur do të mblidhet asambleja e PS-së dhe risia në organizim?

20.09.2020 - 12:12

Në javën e parë të tetorit do të mbahet asambleja e Partisë Socialiste, e cila ishte shtyrë disa herë me radhë në verën që lamë pas.

Ajo do organizohet në 3 rajone, një në Shkodër, Fier dhe Tiranë për të bërë të mundur respektimin e masave anti-Covid dhe do të lidhen me njëra tjetrën on line, ku do të njoftohen dhe vendimet.

Prej kohësh flitej se në mbledhjen e asamblesë do të njoftoheshin dhe ndryshime në qeveri, por për momentin ujërat duket të jenë qetësuar me largimin e Besa Shahinit dhe emërimin në vend të saj të Evis Kushit.

Një tjetër emër që është përfolur për t’u larguar është dhe ai i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, i cili u ka dhënë një shtysë dhe vetë zërave, kur ka thënë se nuk ka ministra të përjetshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN