MENU
klinika

Për të xhiruar një film...

Kur do të udhëtojë Tom Cruise në hapësirë?

23.09.2020 - 10:40

Të gjithë e dimë se kur bëhet fjalë për Tom Cruise nuk ka mision të pamundur.

Është konfirmuar tashmë se aktori i njohur do të realizojë filmin e parë në histori, të filmuar në hapësirë, që ndoshta është misioni i tij më i guximshëm deri më tani.

Ylli i Hollivudit, 58 vjeç, do të jetë në bordin e SpaceX Crew Dragon në udhëtimin e tij të planifikuar në tetor 2021 në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​sipas Space Shuttle Almanac.

Siç u raportua nga NME.com të martën, Space Shuttle Almanac ka publikuar një grafik të nisjeve të planifikuara, të kompletuara me ekuipazhin. Në bordin e udhëtimit të parë turistik, do të jenë Cruise dhe regjisori Doug Liman, 55 vjeç.

Veterani i NASA-s Michael Lopez-Alegria do të jetë piloti në udhëtim, ndërsa në bord është planifikuar edhe një vend ende i paplotësuar për një turist nr. 3.

Ishte njoftuar në fillim të këtij viti që Cruise dhe Liman bashkuan forcat me themeluesin e SpaceX Elon Musk dhe NASA-n për të bërë një film në bordin e ISS, Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Në maj, Administratori i NASA-s Jim Bridenstine shkroi në Twitter: “NASA është e emocionuar që do të punojë me @TomCruise në një film në bordin e @Space_Station!”

“Ne kemi nevojë për media të njohura për të frymëzuar një brez të ri inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i bërë planet ambicioze të NASA-s një realitet”.

Ylli i filmave “Mission Impossible”, Tom Cruise, 57 vjeç, është i njohur për çmenduritë e tij në filmat aksion dhe kështu do të jetë edhe filmii radhës.

Çifti i thonë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit

Surprizë! Martohen Fero dhe Arbenita

Zbulon për herë të parë partneren!

Fejohet Renato Mekolli

Këngëtarja shqiptare zbulon arsyen

Mihrije Braha qenka dënuar me një vit burg

Emri i fëmijës nuk mund të ishte më i veçantë…

Reperi kosovar bëhet baba në ditën e shënuar

“Çfarë bashkëshorti ka Almeda”!

Aktori i njohur turk Tolgahan po mëson shqip