Operacioni Forca e Ligjit u ndal sot në Durrës, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.
Sot, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 3 shtetasve, të dënuar për trafik e prodhim droge, Afrim dhe Emiljan Keçi, Erjon Gjinlija.
Afrim Keçi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Emiljan Keçi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Erjon Gjinlija, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.