Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër lajmëron se ka përfunduar procesi i votimit nga ana e anëtarësisë së PD-së në këtë qark, duke bërë të mundur edhe nxjerrjen e listës së kandidatëve për deputetë në këtë zonë.
Nga votimi, demokratët e Gjirokastrës kanë nxjerrë një listë finale me 11 emra, kandidatë për deputetë në qark.
Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Gjirokastër. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen masive në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.
Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:
Numri i anetareve me të drejtë vote: 975 anëtarë
Pjesëmarrja në votime: 618 anëtarë ose 63,3 %
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:
1.ADIL XHELILI
2.ALIJE KOKALARI
3.ALTIN ÇOMO
4.ANTONELA LENA
5.BEQIR GJIKA
6.BESNIK ALIAJ
7.ENTELA SHEHAJ (FICO)
8.NIKOLLA ZHULLA
9.ROLAND BEJKO
10.SHEMSHO LAMAJ
11.TRITAN SHEHU
Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Gjirokastrës janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Gjirokaster do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.