MENU
klinika

NBA, play-off

Lakers fitojnë finalen e dytë në Perëndim

21.09.2020 - 09:04

Los Angeles Lakers e ka çuar në 2-0 serinë e finaleve në Konferencën e Perëndimit në NBA, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt finaleve vendimtare. Kjo pas fitores 105-103 ndaj Denver në finalen e dytë play off.

Ndeshje e dominuar shumicën e kohës nga Lakers, por që në fund rrezikuan shumë, duke lënë rivalët të afrohen. Davis realizoi 31 pikë, shënuesi më i mirë, mbështetur nga James me 26 pikë e 11 rebound.

Denver tentoi surprizën në fund, por ishte Anthony Davis ai që realizoi koshin e fitores në sekondën e fundit. Ylli i Lakers ishte i saktë në gjuajtjen nga distanca, duke nisur festa për ekipin nga Kalifornia.

Për Denver, Jokic realizoi 30 pikë e Murray 25, por nuk u mbështetën sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës. Në Lindje, Miami udhëheq 2-1 serinë e ndeshjeve finale ndaj Boston.

Konferenca e Lindjes – Finale play off

Miami Heat – Boston Celtics 106-117 (2-1)

Konferenca e Perëndimit – Finale play off

Los Angeles Lakers – Denver Nuggets 105-103 (2-0)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN