MENU
klinika

NBA, play-off

Lakers kampionë në Perëndim, në finale pas 10 vitesh

27.09.2020 - 11:17

Los Angeles Lakers është shpallur kampion në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 117-107 ndaj Denver Nuggets në finalen e pestë të play off-it. Lakers fituan 4-1 serinë e ndeshjeve, duke u kualifikuar për në “the finals” dhe siguruan të drejtën të duelojnë për titullin kampion në NBA.

Lakers rikthehen në finalet e NBA-së 10 vjet nga hera e fundit, kur skuadra asokohe drejtohej në fushë nga Kobe Bryant. Këtë herë është LeBron James ai që udhëheq skuadrën drejt titullit, duke qenë lideri i skuadrës.

Këtë gjë ai e vërtetoi edhe sot, duke realizuar një “Triple double” ndaj Denver, 38 pikë, 16 rebound e 10 asist, më i miri në fushë, mbështetur edhe nga Anthony Davis me 27 pikë.

Ndërkohë që, 30 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Për Denver, Jokic dhe Grant realizuan nga 20 pikë secili, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Kualifikimi deri në finalet e Perëndimit mbetet një sukses për Nuggets, që largohen kokëlart.

Konferenca e Lindjes – Finale play off

Miami Heat – Boston Celtics 108-121 (3-2)

Konferenca e Perëndimit – Finale play off

Los Angeles Lakers – Denver Nuggets 117-107 (4-1)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN