MENU
klinika

Play-Off

Lakers, një hap larg finaleve të NBA

25.09.2020 - 09:29

Pas Miami Heat në Konferencën e Lindjes, edhe Los Angeles Lakers është një hap larg finaleve të mëdha të NBA nga Perëndimi. Skuadra e Lakers fitoi 114-108 ndaj Denver Nuggets në finalen e katërt play off në këtë konferencë, duke udhëhequr 3-1 serinë e takimeve.

Një ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga skuadra e Los Angeles, që gjatë gjithë lojës pati një epërsi të lehtë në fushë. Dyshja James-Davis vijon të jetë ajo që bën mrekullinë në fushë, me Anthony Davis që realizoi 34 pikë, ndërsa LeBron 26 pikë.

Mirë u paraqit edhe Howard, që realizoi 12 pikë e 11 rebound. Për Denver u dallua Jamal Murray me 32 pikë, por të pamjaftueshme për të evituar humbje. Lakers janë një fitore larg titullit kampion në Perëndim, ndërkohë që në Lindje Miami udhëheq 3-1 serinë e takimeve ndaj Boston.

Konferenca e Lindjes – Finale play off

Miami Heat – Boston Celtics 112-109 (3-1)

Konferenca e Perëndimit – Finale play off

Los Angeles Lakers – Denver Nuggets 114-108 (3-1)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN