MENU
klinika

Si shkruhet poezia?

Lasgush Poradeci: Shenjtërojeni shpirtin, për ato pak xhevahire…

21.09.2020 - 17:16

         Nëse poezia shqipe do të përfaqësohej në botë, lirika e Poradecit, do të shkëlqente rrezatimin e thellësive të shpirtit të poetit… në majat e lartësive të melodisë së vargut. Për të mbetur përjetësisht shqiptare. Për t’i kënduar përjetësisht dashurisë. /Konica.al

Zemra

Bëj e ri mendohem,
Të mos t’afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m’afërohesh.

Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.

Ha! tek bëj kështuzë,
Hop! të shoh këtuzë!
Ha! tek bën ashtuzë,
Hop! buzë-për-buzë.

Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjet herë,

Uf! moj zemrë-e mjerë…

Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.

Lasgushi ka lënë mes krijimtarisë unike, këshillat vetjake për poetët e rinj. Sikurse shkruan në faqen e saj në “Facebook” e bija, Marie Poradeci, ai kishte këto fjalë, për poezinë dhe poetët:

“Poezia është hyjnore. Prandaj kur shkruan poezi, duhet ta kesh shpirtin të shenjtëruar. Çdo poezi, duhet të jetë një xhevahir dhe xhevahir duhet të jetë çdo varg i saj dhe çdo fjalë e saj. Prandaj poezi mund të shkruash vetëm pak, se ku t’i gjesh gjithë ata xhevahirë?

Mos ki frikë se ke shkrojtur gjatë jetës tënde vetëm dhjetë poezi. Frikë të kesh po të kesh shkrojtur njëqind poezi.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjergj Fishta me fjalët e fundit

“Jo për tjetër, por sepse po lë…”

Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'

‘Kur gjeniu nderon gjeniun’


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit