MENU
klinika

Serie A, Java 2

Lazio e nis me hapin e duhur sezonin e ri

26.09.2020 - 19:02

Lazio e ka nisur në mënyrën e duhur sezonin e ri të Serie A. Bardhekaltrit kanë mundur 2-0 Cagliari-n në transfertë dhe kanë siguruar tri pikët e para në kampionat.

Katër minuta u kanë mjaftuar miqve për të zhbllokuar ndeshjen me Lazzari-n, ndërsa goli i sigurisë është realizuar në minutën e 74-t nga Immobile.

Fitore për Simone Inzaghi-n, por edhe për vëllanë e tij Filippo. Benevento e ish-yllit të Milan-it, në fakt, ka mposhtur 3-2 Sampdoria-n në transfertë dhe ka marrë tri pikët me një përmbysje të çmendur.