MENU
klinika

Ylli i Los Angeles Lakers

LeBron James vendos rekord të ri në NBA

17.09.2020 - 13:04

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, vijon të shënojë emrin me gërma të arta. 35-vjeçari ka vendosur një rekord të ri në NBA, duke u zgjedhur për herë të gjashtëmbëdhjetë në një nga 3 skuadrat më të mira të sezonit.

Në edicionin e tij të shtatëmbëdhjetë në kampionatin më spektakolar të basketbollit, James kaloi rekordin të cilin e mbante së bashku me emra të mëdhenj të basketbollit botëror, si Kareem Abdul-Jabbar, Tim Duncan dhe Kobe Bryant.

Përveçse “theu” këtë rekord, amerikani përzgjidhet në ekipin e parë të NBA për herë të trembëdhjetë. Nga ku 11 herë ka arritur t’i bëj radhazi. Së bashku me James, katër lojtarët e tjerë të zgjedhur për ekipin e parë janë sulmuesi grek Giannis Antetokounmpo, James Harden, Luka Doncic dhe Anthony Davis.

Sezonin e shkuar, James nuk ishte pjesë e 3 skuadrave më të mira për shkak të një dëmtimi të gjatë që e la jashtë parketit. Gjithsesi, tashmë duket se basketbollisti e ka gjetur formën dhe është në rrugën e duhur për të fituar çmimin e lojtarit më të vlefshëm të kampionatit, trofe individual i fituar deri më tani 3 herë prej tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN