MENU
klinika

Rëndojnë 2 akuza

Legjenda e tenisit rrezikon 7 vjet burg

25.09.2020 - 16:06

Një legjendë e tenisit në rrezik për t’u dënuar. Tre herë kampioni i Ëimbledon, Boris Becker, akuzohet për fshehje të pasurisë, duke përfshirë një apartament në Londër dhe 1.2 milion paund. Një çështje gjyqësore që mund t’i kushtojë atij deri në 7 vjet burg.

Ish-trajneri i Djokovic bëri kërkesë për falimentim në 2017 për të shmangur detyrimin e shlyerjes së borxheve të tij. “I pafajshëm derisa të provohet e kundërta,” – shkroi ai në Tëitter.

Becker mohoi të gjitha akuzat për fshehje të pretenduar. Sipas aktakuzës, trajneri 52-vjeçar kishte një apartament në Coleherne Court, në lagjen Chelsea të Londrës, si dhe dy prona në Gjermani, të cilat nuk u deklaruan midis qershorit dhe tetorit 2017.

Ai gjithashtu pretendohet se fshehu një borxh me vlerë 754,190. dhe një llogari bankare me 1,2 milion £ plus 75,000 aksione të firmës së inteligjencës artificiale Breaking Data Corp.

Siç raportohet nga ‘Guardian’, ish-kampioni u la i lirë me kusht me detyrimin për të jetuar dhe fjetur në pronën Battersea dhe për të informuar shërbimin e falimentimit, i cili po ndjek çështjen, dy ditë para udhëtimit të planifikuar në Mynih për javën tjetër.

Me një postim në Tëitter, Becker mbron veten nga akuzat: “I pafajshëm derisa të provohet e kundërta! Unë i mohoj akuzat kundër meje dhe do të mbrohem me të gjitha mjetet ligjore! Unë besoj në sistemin ligjor të MB dhe agjentët e tij! Ekipi im do të provojë pafajësinë time në kohën e duhur. BB”