MENU
klinika

Njoftimi

Liga, material të fokusuar te Ligji i Sponsorizimit

25.09.2020 - 11:13

Futbolli shqiptare duhej të luante javën e tretë nesër dhe pasnesër, por topi ende nuk dihet se kur do të rrokulliset në vendin tonë. Bojkoti në Kategorinë Superiore vazhdon, e po ashtu vazhdon edhe përpjekja për të zhbllokuar ngërçin që ka kapur futbollin.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, Liga Profesioniste e Futbollit thekson se i ka dërguar një material të fokusuar te Ligji i Sponsorizimit Fidel Yllit, i cili është i përzgjedhur nga ana e qeverisë për të negociuar.

“Materiali i përgatitur nga një grup ekspertësh fokusohet kryesisht tek ligji për sponsorizimet, si një akt ligjor i domosdshëm për zhvillimin e sportit në Shqipëri, mbi bazën e standarteve dhe praktikave europiane.

Propozimet e paraqitura nga Liga në këtë dokument mbështesin qartësisht idetë dhe rrugëzgjidhjet për një hop cilësor në drejtim të administrimit, formalizimit dhe fuqizimit të sporteve në tërësi, jo vetëm të futbollit. Ne do të mbajmë të informuar në mënyrë të vazhdueshme publikun mbi zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi” – shkruhet në njoftimin e fundit të Ligës Profesioniste të Futbollit.

Në mungesë të ndeshjeve të kampionatit, edhe dje shumë skuadra të Kategorisë Superiore kanë zhvilluar ndeshje miqësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liga kërkon takim me Kryeministrin

Jo vetëm bojkot, klubet protesta në bulevard