MENU
klinika

Mbledhje tjetër pas fjalës së Ramës

Liga nuk dorëzohet, bojkoti i futbollit vijon

29.09.2020 - 14:41

Në ambientet e stadiumit “Air Albania”, mbledhja e radhës e Ligës Profesioniste në lidhje me situatën aspak pozitive që po kalon sporti në përgjithësi. Në një lidhje live për emisionin “Sport Time” të moderatores Lei Kraja, pas mbledhjes që zgjati afro 2 orë e 30 minuta, sekretari i Ligës,  Dritan Kadia u shpreh:

“Sapo u njoha me deklaratën e kryeministrit Rama, nuk ishte ajo që prisja. Anëtarët e Ligës Profesioniste e mblodhën sot dhe u diskutua në lidhje me çështjen organizative dhe vijimin e bojkotit. Është përcaktuar një axhendë, për të vepruar në varësi të situatë.

Gjatë diskutimeve u ra dakord për hapet e mëtejshme në varësi të reagimit do të merren edhe vendimet e tjerë. Do të intensifikohen kontaktet me negocatiorin e qeverisë. Qeveria ka futur pjesën e akademive në axhendën e vet. Diçka është bërë. Pjesa tjetër ishte përjashtuese. Vendimi u takon presidentëve.

Mes presidentëve u diskutua edhe me relacionin, u krijuan diskutime. Mund ta bësh ligjin e sportit si Kosova, ose si dikush tjetër. Mendimi ishte që të bëhej më i thjeshtë. Propozimi i është i drejtë. Presidentët në unison miratuan kërkesat.

Bojkotin nuk e duam, por kjo është diçka demokratike për të kërkuar realizimin e kërkesave. Mbledhja e radhës do të jetë shumë shpejt pas deklaratës së kryeministrit. Me këtë dalje të kryeministrit qëndrimi ndryshon dhe do të ketë një mbledhje tjetër për t’u vendosur.

Dëmi praktikisht do të jetë shumë i madh. Ata që e pësojnë më shumë nga të gjithë janë futbollistët. Për dëmin te të rinjtë, nuk mund të flas dot unë. Praktikisht kjo po bëhet edhe për ata fëmijë që kanë nisur rrugën e futbollit.

 

Janë vetë presidentët që kanë thënë se kjo është një pjesë që thonë se produkti që do fitojnë do të jetë më e madhe. Kërkesat tona janë këto të katërta. Përgjigja e kryeministrit i komplikon gjërat dhe mbledhja do të jetë shumë shpejt”, – u shpreh sekretari i Ligës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri, sërish për bojkotin e futbollit

“Messi e Ronaldo në gjyqe, ndërsa ne pa taksa?”