MENU
klinika

"Drafi nuk është perfekt, opozita të japë komentet e saj..."

“Lista është e hapur, por ka disa rregulla”, Gjiknuri flet për amendamentet në Kodin Zgjedhor

19.09.2020 - 17:46

Në një lidhje skype me gazetaren Nisida Tufa për emisionin “Kjo Javë”, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, komentoi amendamentet e propozuara një ditë më parë për Kodin Zgjedhor ku maxhoranca pretendon për hapje 100 % të listave të kandidatëve në zgjedhje.

“Fakti që votohet cdo kandidat do të thotë që ne kemi respektuar parimin kushtetues që vota është parapëlqyese. Pra, zgjedhësi ka të drejtë të vendosë kryqin e tij dhe të zgjedhë një nga kandidatët e listës që ka propozuar partia. Tani dihet që listat partia i propozon sepse këtu konkurojnë partitë politike. Partitë politike, kanë edhe një ekip dhe është elektorati që gjykon. Se dëgjoj edhe këta që thonë po pse nuk llogaritet vetëm individi pse partia, nëse ti si individ ke voto dil atje propozohu nga zgjedhësit. Në momentin që hyn me partinë politike ti ke edhe dividentin e forcës sime, që ka një elektorat të sajin. Atëherë nëse kryetari i partisë i shkon zgjedhësit me një listë jo shumë të përshtatshme zgjedhësit kanë mundësinë nga poshtë të ngrenë kandidatët që ata mendojnë që kanë mbështetjen më të madhe. Lista është e hapur por ka disa rregulla që i japin vlerë kandidatit që ka peshë elektorale, që ti duhet të demonstrosh që ke më shumë vlera se partia që përfaqëson. Ky është një sistem që e kanë një pjesë e mirë e vendeve europiane që kanë lista të hapura me votë parapëlqyese sic edhe ka qenë edhe sistemi danez, kroat, austriak. Pra, partia politike shkon me një listë, ka një renditje dhe kjo renditje është e lirë të ndryshohet nga zgjedhësit. Kjo është hapja e listës 100%, pra do të thotë që nuk ka kandidatë të mbrojtur, sepse koncepti i mbylljes së një pjese të listës ka qenë që një pjesë e kandidatëve nuk do të votoheshin fare, por zgjedhësi kishte të drejtë të jepte votë parapëlqyese për një kandidat tjetër.” -tha Gjiknuri, ndërsa shtoi se maxhoranca mbetet e gatshme të ofrojë cdo kompromis, por njëkohësisht i duhet bërë më e thjeshtë zgjedhësit për të mos krijuar probleme në administrimin e zgjedhjeve.

“Lista e hapur do të ketë edhe probleme më të mëdha në administrim. Kemi një numërim të dytë përvec numërimit për partitë, tashmë edhe për kandidatët dhe sa më i thjeshtë të jetë sistemi, aq më shpejt del rezultati, aq më pak zgjedhës konfuzohen”, vijoi ai.

Primare keni renditjen e partive..
Në një forcë politike shkohet me një menu, shkohet me një ofertë. Dhe kjo është oferta ime politike. Si drejtim politik unë konsideroj këtë renditje, por je ti si elektorat që nëse nuk je dakord me renditjen time mund ta përmbysësh atë. Është si në një treg kur futen agjentë të ri, ke agjentët ekskluzivë në territor, hynë edhe elementë të ri, atëherë dakord më provo që ti ke më shumë vlerë. Dhe këtë e tregon vota. Si është formula, një votë më shumë se sa mesatarja e votës së partisë. Do të thotë nëse ti më demonstron që vota mesatare e partisë është 7 mijë vota apo 8 mijë vota diku, nëse ti ke 7001 vota ti automatikisht hyn dhe merr mandatin dhe ul atë që është sipër teje dhe këtu mban në stabilitet edhe integritetin e listës po nga ana tjetër partitë duhet të jenë shumë të kujdesshmë se po vure një që sic thotë populli ‘një qylaxhi’ sipër do të ta rrëzojnë ata poshtë, kjo është konkurrenca e ndershme. Por nga ana tjetër ruhet edhe integriteti i listave të kandidatëve, sepse partitë i shkojnë njerëzve në ekip. Pra, ka një balancë mes integritetit të listës, pra oferta politike, dhe mundësisë që ka elektorati për ta përmbysur këtë listë. Dhe unë them kjo është zgjidhja më e mirë për stabilitet qeverisës, për stabilitet politik dhe një kohësisht për të hapur garën që cdo kandidati t’i njihen vlerat që ka.

Ndonëse kanë propozuar një ditë më parë amendamentet në këshillin politik për Kodin Zgjedhor, përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri, thotë se mbeten të hapur për kompromis me opozitën e bashkuar.

“Opozita të vijë dhe të bëjë komente mbi atë draft. Drafti nuk është perfekt, ka reflektuar ndryshimet kushtetuese, ka vendosur pragun zgjedhor që kërkon Kushtetuta, ka vendosur mekanizmin e hapjes së listave dhe votimin me votë preferenciale të 100 % të kandidatëve. Koalicionet ekzistojnë, mund të përbëhen nga disa parti politike por ata do t’i shkojnë elektoratit me një listë. Në fund të fundit ne kemi sjellë një draft nëse kanë kundërshti t’i thonë aty të japin propozime, por jo të kundërshtojnë apriori për shkelje të marrëveshjes sepse marrëveshja e 5 qershorit, nuk u shkel u miratua.”- u shpreh Gjiknuri.

Listën e harton kryetari i partisë, në fund do të caktojë ai kë dëshiron, a ka një kriter procesi i kandidatëve?
Po mirë partitë politike i dini krijesa jo racionale? Ku ka parti politike që nuk merr një kandidat që nuk ka vota. Procesi i përzgjedhës është një proces politik, me konsultime, me propozime dhe nëse themi se lidershipi vë një kandidat që nuk e do baza e partisë, le të themi ndodh edhe kjo, sepse ne nuk e kemi mundësinë që cdo kush të hyjë në një garë paraprake dhe më pas të shkojmë në një listë, nuk e kemi mundësinë si në SHBA, tani unë shkoj me një listë që e kam rendidur si kryetar partie që mendoj se është lista më përfaqësuese. Nëse baza e partisë nuk është dakord me ketë renditje e ka mundësinë ta ndryshojë më përpara nuk e kishte këtë mundësi. Nëse nuk pëlqen të themi Damianin, ka mundësi të votojë dikë aty poshtë dhe ai ngjitet dhe del deputet. Pra kjo është hapja e listës. Të gjithë partitë kanë mundësi të marrin më shumë njerëz që kanë më shumë peshë elektorale dhe elektorati ka mundësi të bëjë një rirenditje. Ndaj ka një ekuilibër mes ofertës që jep partia, dhe mundësisë që jep elektorati. Është si puna e pragjeve. Pse ekzistojnë pragjet zgjedhore? Pse një parti digjet kur nuk kap një minimum votash? Digjet sepse ti demonstron që nuk ke peshën e caktuar elektorale për të marrë mandat përfaqësimi.

Opozita shprehet se prishët marrëveshjen e 5 qershorit, votuat ndryshimet kushtetuese në mënyrë të njëashme….
Opozita të vijë dhe të bëjë komente mbi atë draft. Drafti nuk është perfekt, ka reflektuar ndryshimet kushtetuese, ka vendosur pragun zgjedhor që kërkon Kushtetuta, ka vendosur mekanizmin e hapjes së listave dhe votimin me votë preferenciale të 100 % të kandidatëve. Koalicionet ekzistojnë, mund të përbëhen nga disa parti politike por ata do t’i shkojnë elektoratit me një listë. Në fund të fundit ne kemi sjellë një draft nëse kanë kundërshti t’i thonë aty të japin propozime, por jo të kundërshtojnë apriori për shkelje të marrëveshjes sepse marrëveshja e 5 qershorit, nuk u shkel u miratua. Ajo c’ka po bëjmë tani është përtej marrëveshjes së 5 qershorit, pasi kemi ndryshime kushtetuese që kanë hyrë në fuqi dhe është detyrë e parlamentit të mos krijojë vakum ligjor e as krizë kushtetuese dhe ne këtë po bëjmë. Ndaj të bëjmë më të mirën e mundshme dhe të shkojmë në Kuvend sa më shpejt për ta miratuar. Pse? Ndryshe vihet në rrezik administrimi i zgjedhjeve, pasi afatet po ecin shpejt. Ndaj kemi vënë 30 shtatorin, pasi në tetor mendohet të ngrihet KQZ dhe automatikisht duhet të fillojmë me implementin e gjithë asaj pakete ligjore. Sepse edhe kjo që po bëjmë hapja e listave 100% ka sfida të mëdha nga pikëpamja logjistike administrative, e shumë e shumë procese të tjera, që elektorati shqiptar, nuk është i njohur.

Pas mbledhjes së Këshillit të premten thatë se nuk jeni i dashuruar me amendamentet tuaja. Konkretisht çfarë keni parasysh?

Kur them nuk jam i dashuruar do të thotë që jam i hapur për propozime. Këto iu takojnë të tjerëve, unë mendoj që zgjidhja që kemi propozuar është zgjidhja më e mirë, modelet që kemi marrë janë perëndimore, edhe formulimi është formulim i vendeve demokratike të hapsirës së OSBE/ODIHR dhe nuk kemi gjetur në asnjë model tjetër si taktika e vjetër elektorale që ka qenë me regjimin e vjetër ligjor. Kështu që kur them nuk jam i dashuruar, e kemi mendjen që edhe mund ta ndryshojmë. Një mendje që ndryshon është një mendje që mendon. Ne si PS kemi treguar se kemi bërë kompromise, dhe kemi marrë kosto për këtë.

Me këtë formulë të gjetur a mund të shkaktohet pakënaqësi edhe brenda PS?

Lista e hapur në vetvete sjell tensione. Lista e hapur do të sjellë konkurenc të brendshme, mund të sjellë edhe tensione politike brenda forcave. Por kjo është sëmundje, një e keqe që do ta mbajmë dhe me kohën elektorati do përshtatet, sepse nuk e dimë si do sillet elektorati. Në vetvete hapja e listave do të sjellë tensione mes kandidatëve dhe ky është një fenomen që dihet në të gjitha vendet që kanë lista të hapura.