MENU
klinika

Premier League, Java 3

Liverpool përmbys Arsenal, mbetet në krye

28.09.2020 - 21:59

Liverpool nuk gabon edhe ndaj Arsenalit, duke fituar në shtëpi me rezultatin bindës 3-1. Ishte një sukses me përmbysje, por e merituar e kampionëve. Me këtë fitore, Të Kuqtë mbeten në krye së bashku me Leicester dhe Everton.

Dy gola u shënuan për 3 minuta. “Topçinjtë” gjetën rrjetën me anë të Lacazzete në minutën e 25′. Aksion fantastik nga miqtë që u shoqërua dhe nga gafa e Robertson për 0-1. Vendasit nuk u dorëzuan dhe reaguan menjëherë me anë të Sadio Manesë.

Sulmuesi afrikan dërgoi topin në rrjetë në minutën e 28′ për 1-1. Salah depërtoi mirë në zonë, gjuajti drejt portës dhe topi i kthyer nga portieri Leno shkoi në këmbët e Mane që nuk gaboi.

Liverpool ka reaguar shumë shpejt duke kaluar në avantazh për 2-1. Robertson gaboi në golin e parë të “Topçinjve”, por shleu gjithçka me rrjetën e tij. Mbrojtësi u harrua në zonë në minutën e 34′ dhe ia doli të dërgonte topin në rrjetë për 2-1.

Në fund është blerja e re e Liverpool, Jota që realizon golin e tretë dhe të sigurisë për të tijtë, të nokautit për Arsenal, që duhet thënë se pak bëri për të merituar një pikë në “Anfield”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN