MENU
klinika

E besuara e lideres së opozitës u dërgua me forcë në...

Lukashenko nis dëbimin e kundërshtarëve nga Bjellorusia

06.09.2020 - 20:15

Një opozitare bjelloruse është dëbuar nga vendi i saj i cili prej gushtit është në trazira për shkak të zgjedhjeve presidenciale që dyshohet të jenë manipuluar.

Olga Kolvakova, aktiviste opozitare dhe e besuar e lideres Svetlana Tikhanovskaya është larguar ditën e djeshme në kufirin mes Bjellorusisë e Polonisë.

“Natën e 5 shtatorit, shërbimet speciale Bjelloruse morën Olga Kolvakova, një e besuar e Svetlana Tikhanovskaya, në kufirin Bjellorusi-Polonisht dhe e lëshuan atë në tokën e askujt”, tha deklarata e Këshillit të Koordinimit në Bjellorusi.

Duket se Lukashenko veç arrestimeve dhe dhunës, tashmë po përdor edhe dëbimet nga Bjellorusia për ata që po i cënojnë pushtetin thuajse absolut në vend. Por mediat ndërkombëtare zbulojnë më tej, se Kolvakovës i janë lënë dy mundësi, ose para gjyqit në Minsk, ose dëbim. Më pas Forcat e Sigurisë e maskuan dhe e hodhën në pjesën e prapme të makinës duke e dërguar në kufi me Poloninë, ku e lanë në tokë neutrale. Ajo më pas mori një autobus dhe iku në Varshavë.

Por ndërkohë edhe vetë liderja e opozitës bjelloruse, Tikhanovskaya nuk është në Minsk për të udhëhequr protestat, por ka ikur në Lituani bashkë me familjen nga frika e ndëshkimit prej regjimit arbitrat të Lukashenkos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN