MENU
klinika

Humb jetën një qytetar nga Kosova

Makina përplaset me motorin në aksin Morinë-Milot

13.09.2020 - 11:40

Një aksident i rëndë ka ndodhur në sot në aksin rrugor Morinë-Milot, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi në fshatin Reps.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues shtetasin F.N., banues në Ferizaj të Kosovës është përplasur me një motor me drejtues shtetasin me inicialet J.H., banues në Prizren, ku për pasojë ka humbur jetën ky i fundit.

Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.