MENU
klinika

Ja sa përqind e popullatës do të vaksinohet

Manastirliu: Qeveria, e përgatitur të paguajë për vaksinën e Covid-19, sapo të jetë gati

23.09.2020 - 20:45

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se qeveria shqiptare është gati ta blejë vaksinën ndaj koronavirusiit, sapo ajo të jetë gati.

Manastirliu theksoi se qeveria shqiptare nuk do të mbetet pas në marrjen e vaksinës, sapo ajo të lancohet nga institucione të besuara ndërkombëtare.

“Facaliteti i Kovaksit është një instrument, ku marrin pjesë 80 shtete në botë. Kjo mundëson që qeveria shqiptare të mund të marrë në dorëzim të certifikuar vaksinën ndaj koronavirusit, kur kjo e fundit të jetë gati. Janë gjithsej 9 vaksina që po testohen.

Qeveria shqiptare është gati të paguaj për vaksinën e koronavirusit, kur të jetë gati. Do të bëhet njëherë disbursimi i parë, ndërsa më pas do të ketë detaje në lidhje me vaksinën. Edhe OBSH po përgatitet për një korridor të vaksinave efikase”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu, tha sot në mbrëmje se qeveria shqiptare në fazën e parë të sigurimit të vaksinës pas certifikimit, do të mundësojë vaksinim për 20% të popullatës, pra për 567 mijë qytetarë.

Ajo tha në një intervistë për gazetarin Sokol Balla se vaksina do të jetë falas, dhe pas fazës së parë do bëhet e mundur që të sigurohet vaksina për të gjithë popullatën.

Manastirliu tregoi gjithashtu se Komiteti i ekspertëve të vaksinimit, do të jetë ai që do të përcaktojë se kush do të jenë 567 mijë qytetarët e parë që do të vaksinohen.

“Fillimisht do merret për 20% të popullsisë. Komiteti i ekspertëve të vaksinimit do të përcaktojë grupet e riskut, që janë mosha e tretë, personat me sëmundje kronike, mjekët që janë gjithashtu të riskuar, fëmijët apo gratë shtatzëna…”, tha ministrja.

Pyetje: Ka një plan qeveria deri kur mund të shkojë vaksinimi i gjithë popullsisë?

Manastirliu: Popullata do versionin dhe opsionin më të shpejtë dhe më të sigurt. Mundësia e COVAX-it është më e shpejta dhe më e sigurta. Por ne kemi lidhje direkte me vende që do e sigurojnë vaksinën, siç është Polonia dhe Greqia, mund të bëhen ndërmjetëse pasi janë vendet e BE që do e marrin më parë vaksinën. Ne do të mbulojmë të gjithë popullatën me vaksinim, jemi të përgatitur, por faza e parë e përgatitjes, për t’u siguruar të shpërndahet në mënyrën e duhuar, është fiks 20% e pollatës, pra 567 mijë qytetarë. Do të jetë falas për të gjithë popullatën.