Maqedonia e Veriut feston 29- vjetorin e Pavarësisë për herë të parë si një vend i NATO-s.
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev ka thënë se pavarësia është dhurata më e bukur që qytetarët u dhanë brezave të ardhshëm të këtij vendi.
Më tej ai kujton se këtë vit Maqedonia e Veriut e feston për herë të parë si një vend i lirë dhe i hapur.
Kujtojmë se këtë vit Maqedonia e Veriut u anëtarësua në NATO, çeli negociatat, kurse vjet me referendum ndryshoi emrin duke i dhënë fund debateve me Greqinë.
”Qytetarë të nderuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta festojmë ndër shekuj 8 Shtatorin Ditën e Pavarësisë! Para 29 viteve, më 8 shtator qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë brezave të ardhshëm të këtij vendi, ua dhanë dhuratën më të madhe – pavarësinë e shtetit. Ëndrra e të gjithë brezave të mëparshëm për një shtet të pavarur dhe të lirë u përmbush. Sivjet të lirë dhe të hapur e kremtojmë pavarësinë!”- shkruan Zaev.